21:04 / E Premte, 20 Maj 2022 / OSH

Shkulen lulet 24 orë pas mbjelljes (VIDEO)

Lulet të cilat u mbollën për të zbukuruar oborrin e komunës së Vushtrrisë, dikush i dëmtoi dhe i largoj disa prej tyre.

Sipas drejtorit të Shërbimeve Publike në Vushtrri, Benjamin Shala, dëmtimi është bërë nga qenët endacak dhe që një gjë e tillë nuk do të ju zbehë vullnetin për të bërë mbjelljen e luleve edhe në pjesë të tjera të qytetit.

Për dëmtimin e luleve nuk u njoftuan as organet kompetente. Por, pasditen e së premtes  kompania përgjegjëse njoftoi se ka nisur sanimin dhe mbjelljen e luleve të reja, përsëri.