17:16 / E Enjte, 22 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Shkupi insiston për ekstradimin e Gruevskit

Autoritet në Shkup do të kërkojnë nga Hungaria që të largojnë vendimin për dhënie të azilit ish kryeministrit maqedonas Nikola Gruevskit.

Ministria e Drejtësisë Renata Deskoska tha se shteti i Maqedonisë do të kërkoj nga Hungaria ekstradimin e Gruevskit, transmeton Indeksonline.

Sipas ministres autoritet hungareze do të marrin përmes imellës argumentet e Shkupit, pasi që pretendimet e ish kryeministrit nuk janë të vërteta.

Nikola Gruevski iku javën e kaluar nga Maqedonia për të i shpëtuar burgimit me dy vjet pas akuzave për keqpërdorim të detyrës./Indeksonline/