09:27 / E Martë, 25 Gusht 2020 / indeksADMonline

Shmang komentimin e Kostas Grillos, ndeshja Tirana-Cërvena Zvezda, do ta transmetojë një televizion kosovar

Sonte nga ora 20:00 do të zhvillohet ndeshja midis Tiranës dhe Cërvena Zvezdës në kuadër të kualifikimeve për Ligën e Kampionëve.

Në Shqipëri kjo ndeshje do të transmetohet në RTSH me komentimin e tifozit të Zvezdës, Kostas Grillo, transmeton Indeksonline.

Për të shmangur komentimin e Grillos, e keni zgjidhjen në RTV Dukagjini. Televizioni kosovar do ta transmetojë ndeshjen sonte dhe e komentuar nga Kreshnik Arifi./Indeksonline/