22:26 / E Hënë, 11 Shkurt 2019

Karma në automobilizëm, shoferët bëhen bashkë duke mos i lejuar kyçjen një makine në korsi

Kemi parë me qindra apo mijëra raste, shoferë të papërgjegjshëm të cilët mendojnë se janë më të ‘zgjuar’ se të tjerët.

Të tillë që nuk ju pritet në radhë dhe përpiqet lëvizin më shpejtë. Ndonjëherë ata arrijnë ta bëjnë këtë. Herë të tjera, si ky rast në Britani, ndodhi e kundërta.

Shoferi me makinë Chevrolet po përpiqej të përdorte krahun për të kaluar kolonën e makinave, por shoferët u bënë së bashku duke mos lejuar atë të futet në korsi.

Personi që bëri videon e përshkroi skenën në Daily Mail, duke thënë se jo vetëm furgoni që shihet në video por edhe një BMW para saj dhe makinat më pas nuk e lejuan atë të kyçej në korsi. /IndeksOnline/