12:09 / E Enjte, 12 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

Shoferët e kamionëve ukrainas rrahin serbët, në kufirin Ukrainë-Rumani

Gjashtë shoferë serbë të kamionëve u rrahën brutalisht në vendkalimin kufitar midis Ukrainës dhe Rumanisë në vendkalimin Gjakovo-Halmeu rreth një orë pas mesnatës së kaluar.

“Ata u rrahën nga shoferë të kamionëve ukrainas, ndërsa u goditën ata bërtitën se “kjo është Ukraina” dhe se ky është kufiri i tyre”, raportojnë mediat serbe.

Një grup shoferësh serbë të rrahur sqaruan se ajo rasti ndodhi në kufirin midis dy vendeve, pak para hyrjes në Rumani, gjatë kthimit të tyre për në shtëpi.

“Ata rrahën gjashtë prej nesh, tre prej nesh janë rrahur keq”, ka thënë njëri nga shoferët e rrahur, sipas të cilit personat e lënduar rëndë janë Radojko Kovaçeviq, Milan Rujeviq dhe Dragan Jovanoviq.

Shoferët e kamionëve serbë nuk kanë dashur të tregonin arsyet se pse ishin rrahur nga “homologët” e tyre ukrainas.