14:55 / E Mërkurë, 25 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

Shoferët e ngadaltë, po vrasin njerëzit më shumë se kurrë më parë

Shifrat në Mbretërinë e Bashkuar kanë zbuluar se numri i njerëzve të vdekur ose të lënduar rëndë në përplasjet e shkaktuara nga shoferë të ngadaltë është në rritje.

Sipas “Daily Star”-it, Departamenti i Transportit ka zbuluar se vitin e kaluar, se 26 persona u lënduan rëndë dhe dy tjerë vdiqën në të gjithë vendin në aksidente ku policia tha se ngasja e ngadaltë u kontribuoi përplasjeve. Një tjetër shifër prej 132 personash pësuan lëndime më të vogla në përplasjet që fajësohen për drejtuesit e ngadaltë.

Kuptohet që ata që vozisin nën kufijtë e shpejtësisë së limituar, shpesh shkaktojnë irritime, tejkalime, bllokime dhe zemërim në rrugë.

Në Mbretërinë e Bashkuar, ata që ngasin shumë më poshtë se kufiri i shpejtësisë mund të gjobiten me 100 funte dhe tri pikë dënimi në licencën e tyre.

Në disa vende, ekzistojnë kufijtë minimale të shpejtësisë së bashku me shenjat normale të kufirit të shpejtësisë, ndërsa në të tjera, shenja të tilla nuk ekzistojnë. /IndeksOnnline/