15:14 / E Premte, 12 Prill 2024 / mp

Shoferi gjobitet me 300 euro pasi drejtoi mjetin e paregjistruar për më tepër se 30 ditë

Një shofer në Prishtinë është gjobitur me 200 euro pasi që ka drejtuar mjetin e paregjistruar për më tepër se 30 ditë.

Pos gjobës, policia ia ka konfiskuar edhe mjetin përkohësisht, njofton Klankosova.tv.

“VAZHDON KONTROLLI I TRAFIKUT PËRMES VETURAVE ME PAJISJE INTELIGJENTE! – ­­­­­­­­­­­­­­­­­­­­­­­­­­­­­Kalimi i afatit të regjistrimit më tepër se 30 ditë! Gjatë kontrollit në trafik përmes veturës me pajisje inteligjente “SMART PATROL” është identifikuar shoferi duke drejtuar mjetin e pa regjistruar më tepër se 30 ditë, i njëjti sipas ligjit të ri për rregullat e trafikut është gjobitur 200 € si dhe mjeti është konfiskuar përkohësisht”, thuhet në njoftimin e policisë.

May be an image of ticket stub and text