09:26 / E Diele, 28 Nëntor 2021 / LB

Shoferi godet këmbësorin dhe ik nga vendi i ngjarjes

Në fshatin Gjylekar të Vitisë është gjetur një burrë i shtrirë në një hendek skaj rrugës, pasi ishte goditur nga një veturë, shoferi i së cilës ishte larguar nga vendi i ngjarjes pa i ofruar ndihmë mjekësore viktimës.

Viktima është dërguar për tretman mjekësor dhe sipas mjekëve ka lëndime të lehta trupore.

Rasti që ndodhi mesditën e së shtunës është duke u hetuar, njofton policia.