Shoferi i ish-ministrit të Brendshëm ftohet në Prokurorinë e Krimeve të Rënda
Shoferi i ish-ministrit të Brendshëm të Shqipërisë, Saimir Tahiri është thirrur sot në Prokurorinë e Krimeve të Rënda.
Prokuroria e Krimeve të Rënda është duke hetuar me intensitet dosjen ndaj ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, i cili akuzohet për përfshirje në trafik droge dhe mbështetje të organizatorëve për trafik droge.
Që pas dorëzimit të mandatit, Tahiri tani është një qytetar i thjeshtë, i cili mund të arrestohet në çdo moment, por Prokuroria ka bërë të ditur se po mbledh provat./OraNews/