09:28 / E Premte, 21 Qershor 2019 / indeksADMonline

Shoferi i Teslas kalon 48 km në gjumë me auto-pilotin e aktivizuar

Pronari i një modeli Tesla 3 është filmuar duke fjetur pas timonit gjersa po udhëtontw në autostradën 405 në Kaliforninë Jugore.

NBC Los Angeles raporton se më parë këtë javë, shoferi tjetër Shawn Miladinovich vuri re një model të bardhë Tesla 3 që ngiste së bashku me të.

Pas një vështrimi më të afërt, ai e kuptoi se shoferi ishte shtrirë në karrigen e tij dhe po flinte gjumë.

Miladinoviç pasi pa shoferin në gjumë kontaktoi California Highway Patrol. Ai pastaj kaloi së bashku me shoferin e fjetur për rreth 30 milje (48 km) dhe thotë se pronari i Tesla ishte në gjumë gjatë tërë kohës.

Ai dukej se kishte diçka të lidhur rreth timonit, kështu që sistemi autopilot i makinës nuk do të ç’aktivizohej dhe do të mashtrohej duke menduar që duart e shoferit ishin ende në timon. /IndeksOnline/