15:37 / E Martë, 16 Tetor 2018 / indeksADMonline

Shoferi i traktori shkatërron gjitha veturat para Ambasadës në Turqi

Një shofer traktori ka kaluar mbi shumë vetura në shenjë proteste ndaj Izraelit, duke i shkatërruar ato.

Shoferi, i cili injoroi thirrjet për t’u ndaluar dhe u godit në këmbë, tha për policinë se kishte planifikuar një protestë jashtë ambasadës izraelite në Ankara.

Fotografitë nga vendi i ngjarjes tregojnë se si traktori i kuq godit makinat e parkuara në rrugë, para se të ndalonte përfundimisht në një zonë banimi afër Ambasadës së Izraelit, transmeton Indeksonline.

Njeriu, i identifikuar si një fermer 45 vjeçar, ishte trajtuar për probleme psikologjike që nga viti 2007, sipas zyrës së guvernatorit të Ankarasë.

Ndryshe është raportuar se policia që ruante ndërtesën e parlamentit hapi të shtëna paralajmëruese në ajër për të ndaluar traktorin në Bulevardin Ataturk i cili është i populluar me ndërtesa qeveritare dhe ambasada.

Raporti tha se traktori vazhdoi rrugën duke shkatërruar makina që gjendeshin aty./Indeksonline/