19:31 / E Mërkurë, 24 Prill 2024 / S Z

Shoferi që shkaktoi aksidentin në Pejë ka ikur nga vendi i ngjarjes, policia në kërkim (Pamje)

Një person është goditur nga një makinë në qendër të Pejës. IndeksOnline mëson se bëhet fjalë për një shtetas të Shqipërisë, Ilir Osmani, i lindur në vitin 1980.

Por drejtuesi i veturës i cili e ka shkaktuar aksidentin, e i cili është po ashtu nga Elbasani, ka ikur nga vendi i ngjarjes dhe se policia është në kërkim të tij.

“Indeksonline” mëson se i dyshuari ka lënë veturën në një lagje tjetër, rreth 200 metra larg vendit të ngjarjes.

Policia i është vënë pas por ende nuk ka arritur ta kap të dyshuarin, i cili ka goditur me veturë këmbësorin, i cili është në gjendje të rëndë.

Godet me veturë një person në Pejë, ikë nga vendi i ngjarjes