17:57 / E Mërkurë, 24 Prill 2024 / LB

Godet me veturë një person në Pejë, ikë nga vendi i ngjarjes

Një person është goditur nga një makinë në qendër të Pejës.

IndeksOnline ka mësuar së bëhet fjalë për një shtetas të Shqipërisë, Ilir Osmani i lindur në vitin 1980, dhe ai është dërguar për tretman në Spitalin e Pejës.

Raportohet se pas aksidentit, drejtuesi i veturës nuk është ndalë dhe ka ikur nga vendi i ngjarjes.

Nga Spitali i Pejës kanë bërë të ditur personi i aksidentuar ka pësuar lëndime të rënda.

Pas pak detaje të reja përkitazi me këtë rast…