12:41 / E Hënë, 14 Qershor 2021 / OSH

Shoferja femër që po i sfidon edhe meshkujt në Autosport, Mimoza doli e dyta në garën e Grashticës

Mimoza Jetullahu është një sportiste e veçantë në Kosovë. Ajo është një nga femrat e rralla në Kosovë që merret me Autosport.

Në mungesë të garave me femra në këtë sport, Mimoza po garon në garat e meshkujve ku po arrin rezultate impresive.

Së fundi ajo mori pjesë në garat e Grashticës në vikendin që lamë pas.

Mimoza nga klubi “Eurogoma Racing Team” arriti të zë pozitën e dytë, në një mot tejet të vështirësuar nga reshjet e shiut.

“Gara ka qenë shumë sfiduese për shkak të konkurrencës, por edhe për shkak të motit me shi. Me gara të automobilizmit merrem që nga viti 2019, në të cilin vit kam qenë tejet e suksesshme në garën slalom. Këtë vit kam vendosur të huj në gara malore, në konkurrencë të meshkujve në mungesë të femrave për të garuar me to. Pata një sukses të madh edhe në garën e Grashticës dhe mendoj se është vetëm fillimi i suksesit për mua në këtë drejtim” ka thënë Mimoza Jetullahu./Indeksonline/