14:55 / E Mërkurë, 24 Tetor 2018 / indeksADMonline

Shokohen veganët, mësohet se yndyra e mishit është e pranishme në kartëmonedha

Një video në internet rreth një përbësi në kartëmonedha ka shkaktuar zemërim të madh.

Yndyra, një nënprodukt i kafshëve, është i pranishëm në kartëmonedha të disa vendeve, përfshirë Australinë.

‘Project Nightfall’ ka postuar një video tre minutëshe në Facebook të shtunën e kaluar për të zbuluar se monedha e të paktën 23 vendeve është bërë nga substanca të forta yndyrore me prejardhje nga kafshët, e cila përdoret gjithashtu për të bërë sapun dhe qirinj.

Në një lajm tronditën për veganët, Australia, Kanadaja, Britania e Madhe, Malazija dhe Singapori janë ndër qarqet që përdorin yndyrë për të bërë kartomenedhat të duken me shkelqim, sipas videos.

‘Kjo video nuk është miqësore për veganët, muslimanët, hindusët apo hebrenjtë’, fillon videoja.

‘Yndyra në thelb mund të nxirret vetëm nga dhjami i derrit, mishit të lopës apo qengjit’ , thuhet tutje në video.

Video ka tërhequr më shumë se 604,000 shikime në Facebook. /IndeksOnline/