14:01 / E Enjte, 02 Maj 2019 / indeksADMonline

Shokohet Liverpool, ylli i skuadrës mbyll sezonin

Naby Keita u lëndua në ndeshjen gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve kundër Barcelonës, ku u detyrua të largohet nga loja në minutën e 24-të.

Por problemet për mesfushorin e Liverpoolit nuk kanë të ndalur, shkruan Indeksonline.

Sipas gazetarit të futbollit nga Guinea, Amadou Makadji, i cili punon për “Foot224”, Keita nuk do të luajë sërish për Liverpool këtë sezon.

Testet fillestare zbuluan një lëndim “adductor” që do të thotë se ai është i padisponueshëm për tre deri në katër javë.

Keita përveç ndeshjes së kthimit gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve ka humbur edhe dy ndeshjet e fundit të Premierligës kundër Newcastle dhe Wolves. /IndeksOnline/