09:01 / E Martë, 29 Shtator 2020 / indeksADMonline

Shokohet Serie A, 14 raste me koronavirusin te Genoa

Klubi i Genoas ka dhënë një lajm shokues për Serien A. 14 lojtarë dhe anëtarë të stafit kanë rezultuar pozitivë me koronavirusin.

Në komunikatën e klubit, thuhet se autoritetet përkatëse janë paraqitur, transmeton Indeksonline.

Genoa së fundmi luajti të dielën, ku u mposhtë me rezultat 6:0 nga Napoli.

 Ndeshja e ardhshme e tyre do të jetë kundër Torinos të shtunën./Indeksonline/