Shokon përsëri Tuchel, lë jashtë dhe Palmerin
Kombëtarja e Anglisë do të publikojë listën për Kampionatin Botëror gjatë ditës së sotme.
Si favorit i përhershëm, “Tre luanët” shpresojnë që të vazhdojnë formën dhe të luftojnë për titullin e kampionit të botës, të cilët nuk e kanë fituar që nga viti 1966.
Mbrëmë u konfirmuan disa nga befasitë e mëdha rreth lojtarëve si Phil Foden, Luke Shaw dhe Fikayo Tomori.
Por sot u konfirmua dhe një tjetër lojtar që nuk do të udhëtojë në Amerikën Veriore dhe ai është Cole Palmer, ku paraqitja jo e mirë me Chelsean këtë sezon duket se i kushtoi.
Anglia, do të jetë në grupin L krah Kroacisë, Ganës dhe Panamasë./IndeksOnline/

