16:23 / E Hënë, 24 Shkurt 2020 / indeksADMonline

Shoku i Muriqit po ‘vuan’ pas humbjes kundër Galatasaray, ka një mesazh për tifozët

Skuadra e Fenerbahces pësoi humbje gjatë ditës së djeshme kundër skuadrës së Galatasaray me rezultat 1-3.

Ishte Kruse ai që fillimisht e kaloi Fenerbahcen në epërsi mirëpo goli i tij nuk mjaftoi kjo pasi që Galatasaray shënoi tri gola për të dalë nga kjo ndeshje me tri pikë shumë të rëndësishme, shkruan IndeksOnline.

E futbollisti i vetëm që shënoi për skuadrën e Fenerbahces, Kruse sapo ka bërë një video mesazh në të cilin ka thënë “Ju kërkoj falje për natën e dhimbshme. Të gjithë jemi të mërzitur dhe nuk mund ta bëjmë që të harrohet, por do të japim gjithçka që të luftojmë përsëri për klubin, fansat dhe ngjyrat e fanellave tona”.

Në këtë ndeshje ka luajtur edhe futbollisti kosovar, Vedat Muriqi mirëpo i cili nuk arriti të shënoj./Indeksonline/.