08:56 / E Diele, 17 Mars 2019 / indeksADMonline

Shokuese, gjenden në një kanal 19 persona të ‘therur’ e të ‘paketuar’ në çanta

19 trupa njerëzish të “therur” e të futur në çanta janë zbuluar nga autoritetet meksikane në një kanal në ujrat e zeza. Çantat u gjetën në një kanl në qytetin e Ixtlahuacán de los Membrillos.

Policia raporton se në 19-të trupat e gjetur një i përket nje gruaje ndërsa 18 të tjerët janë meshkuj. Autoritetet kanë mundur të identifikojnë vetëm 10 prej tyre ku njëri nga viktimat ishte me dosje penale.

Ata shprehen se dyshohet se krimi makabër mund të jetë realizuar nga bandat që operojnë në qytet.