12:38 / E Enjte, 13 Shtator 2018 / indeksADMonline

Sholtes uron kosovarët, thotë se meritojnë të njëjtat mundësi në Evropë

Raportuesi i Bashkimit Evropian për Kosovën, Igor Sholtes ka uruar qytetarët e Kosovës.

“Ne jemi një hap më afër regjimit të vizave. Shpresoj që Këshilli Evropian do të ndjekë shembullin tonë, qytetarët e Kosovës meritojnë të njëjtat mundësi”, ka shkruar ai në Twitter, transmeton Indeksonline.

Ndryshe pak minuta më parë Parlamenti Evropian me shumicë votash ka votuar pro raportit të liberalizmit të vizave për kosovarët./Indeksonline/