11:32 / E Mërkurë, 05 Gusht 2020 / indeksADMonline

Shoqata e Distributorëve Farmaceutik dhe Mjeteve Mjekësore të Kosovës i reagon MSH-së

Shoqata e Distributorëve Farmaceutik dhe Mjeteve Mjekësore të Kosovës

Shfuqizimi I UA  02/2019

ShDFMK qe nga fillimi ka qene përkrahëse e vendosjes në kontroll të çmimeve të produkteve farmaceutike, duke pas për baze se në vendet e Evropës vetëm Bjelorusia është shteti që nuk posedon ligj për kontrollim e barnave.

ShDFMK ka pas vërejtje vetëm në procedurat e implementimit ngase po qe se del në këtë mënyrë UA do jetë i pazbatueshëm.

Në lidhje me mbikëqyrjen e zbatimit, nuk është edhe sot e qartë se cili inspektorat do e mbikëqyrë, pra ne UA ne lidhje me këtë pikë vetëm ka qenë se do te rregullohet me akte normative apo me anekse te veçanta të cilët edhe sot e kësaj dite nuk janë të plotesuara.

Ishte e paqjartë se çfarë do jete fati i stoqeve të hasura në depo apo farmaci.

A duhet të vendoset çmimi në banderolla, nëse poçfarë do ndodhe me ndryshmet e çmimeve të cilat gëzohet e drejta nga BAM dy here në vit te mund  të deklarojnë çmimet.

Tani me sa kemi kuptue në bazë të informative nga mjetet e informimit, Ministri do te përkrahë farmacistet dhe rregullimin e tregut farmaceutik në bazë të dispozitave ligjore.

Pra presim që shumë shpejtë do ketë plotësim ndryshimin dhe të sigurojmë sa më shpejtë infrastrukturë për këtë lami mjaftë senzitive.

 Gjithashtu, paraprakishtë të fillohet me fillimin e kolektimit të premiumeve për fondin e sigurimeve shëndetësore dhe me fillimin e implementimit të sigurimeve shëndetësore, pjesa dërmuese e çmimeve të barnave do të mbetet nen kontrolle.