17:47 / E Hënë, 03 Shkurt 2020 / indeksADMonline

Shoqata e Gazetarëve Sportivë të Kosovës me dhuratë për presidentin e FIFA-s

SHGSK ka bërë një dhuratë për presidentin e FIFA-s, Gianii Infantino ku delegacioni nga Kosova i ka dhuruar ati “Hyjneshën në Fron”.

Ky delegacion është duke marrë pjesë në punimet e Kongresit të AIPS-as në Budapest, e kongres ky në të cilin ka marrë pjesë edhe presidenti i FIFA-s, i cili e pranoi dhuratën nga gazetarët kosovarë.

Në këtë kongres Infantino ka folur rreth sfidave të FIFA-s, rolit të futbollit të femrave, rritjen e sportit të futbollit në Azi e Afrikë si dhe rreth përgaditjeve për botërorin në Katar./Indeksonline/.