16:53 / E Enjte, 27 Maj 2021 / OSH

Shoqata e Naftarëve bashkë me MTI-në fillon draftimin e Ligjit për Tregti me Naftë, po mbahej në sirtar që 12 vite

Shoqata e Naftarëve të Kosovës së bashku me grupin punues të Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë kanë filluar punën për draftimin e Ligjit për Tregti me Naftën.

Ky ligj është i draftuar kundër rregullimit të tregut dhe eliminimit të konkurrencës së lirë.

Lajmin e ka bërë të ditur për Indeksonline kryetari i Shoqatës së Naftarëve, Fadil Berjani.

Ai ka treguar se ky ligj po mbahej në sirtar të MTI-së për më shumë se 12 vite dhe se ishte të kontrabandohej disa herë në Kuvendin e Kosovës por nuk kishte kaluar.

“Në emër të Shoqatës së Naftarëve për këtë çasje transparente e shumë profesionale që mbron tregu dhe konsumatorin, e falenderojmë veçanërisht ministren, Rozeta Hajdari dhe kabinetin e saj që filluam punën e draftimit. Ne do të japim kontributin tonë në grup punues që ligji i ri të jetë në interes të shtetit, bizneseve dhe qytetarëve. Shteti bëhet vetëm me transparencë”, u shprehë Berjani.

Me kërkesë të Shoqatës së Naftarëve, së fundmi kontrolli i cilësisë së naftës u rikthye në doganë. /Indeksonline/