12:19 / E Shtunë, 21 Nëntor 2020 / V R

“Shoqja më e mirë”, këngëtarja shqiptare me dedikim special për të bijën

Këngëtarja e njohur shqiptare e cila krahas zërit njihet edhe për bukurinë natyrale dhe thjeshtësinë, Miriam Cani është dhe një nënë shembull.

Ajo dhe Alban Skenderaj janë prindër të dy fëmijëve të cilëve ua kushtojë shumicën e kohësh.

Ndërsa, nuk janë të rralla edhe imazhet që ndajnë me ta në rrjetet sociale, ashtu sic ka vepruar së fundi Miriam e cila ka realizuar një fotosesion me të bijën.

Të kombinuara në veshje me një fustan përrallash, Miriam dhe vajza e saj , Ameli të cilën e quajti “mikja më e mire”.

Ato dukeshin magjike, të bukura dhe lumtura pranë njëra-tjetrës.

Ndërkohë, Miriam dhe Albani kanë edhe një djalë më të vogël./Indeksonline/