09:09 / E Diele, 21 Tetor 2018 / indeksADMonline

Shotani e nisë kundër Trepçës’89, Gjilani synon ta befasojë ”Niklin”

Në kuadër të javës së 11-të në Superligën e Kosovës në futboll, sot do të zhvillohen dy derbi.

Përballja më interesante padyshim se do të zhvillohet në Mitrovicë mes Trepça’89 dhe Llapit.

Te skuadra podujevase ka ndryshime në bord, ku klubi ka emëruar Bekim Shotanin në vend të Bylbyl Sokolit në postin e trajnerit.

Dhe ndeshja e sotme do të jetë debutim për Shotanin, i cili shpreson ta fillojë me fitore aventurën e re te Llapi, transmeton IndeksOnline.

Image may contain: one or more people and outdoor

Pas 10 xhirosh, Llapi është në vendin e tretë në tabelë, por me një fitore eventuale sot, kalon në vendin e dytë.

Nga ana tjetër, Trepça nuk është edhe në formë të mirë këtë sezon, ku pas 10 xhirosh renditet e shtata me 14 pikë – 3 fitore, 5 barazime, 2 humbje.

Kurse, lideri i Superligës, Feronikeli është sot mysafir i Gjilanit në Gjilan.

Feronikeli synon ta vazhdojë ecurinë e fitoreve dhe ta mbajë vendin e parë, ku deri më tani pas 9 xhirosh, ka fituar 7 herë dhe ka barazuar 2 herë.

Ndërsa, Gjilani është në vendin e tetë me 14 pikë dhe sot shpreson ta befasojë ”Niklin” në Stadiumin e Qytetit në Gjilan./IndeksOnline/