17:09 / E Shtunë, 11 Korrik 2020 / indeksADMonline

Shotani: Prishtina-Drita është ndeshje ku ka pak lojë e më shumë luftë psikologjike

Trajneri i njohur, Bekim Shotani beson se në ndeshjen mes Prishtinës dhe Dritës nesër do të ketë më shumë luftë psikologjike se sa lojë.

Shotani në një prononcim për Sporti në Indeksonline mendon se këtë ndeshje do të vendos përvoja e lojtarëve.

“Ndeshja Prishtina-Drita do jeto një ndeshje shumë e vështirë për dy ekipet. Unë mendoj qe do vendos qetësia dhe përvoja e lojtarëve”

“Është një ndeshje ku pak ka lojë e më shumë luftë psikologjike brenda lojës. Dy skuadrat shquhen me shumë cilësi individuale dhe grupore.Unë përparësi do i jap Prishtinës në ketë ndeshje si vendas”, u shprehë ai fillimisht.

Shotani beson edhe në rast se fiton Drita çështja e titullit nuk ka përfunduar.

“Raste se fiton Drita nuk mendoj qe ka përfunduar titulli sepse i kemi 3 ndeshjet e fundit qe do vendosin.Drita duhet ta mbaj diferencën me pikë karshi Ballkanit pasi gjiro e fundit luhet Suharekë. Prandaj Drita oshte stabile vetëm nëse i ka 4 pikë më shumë se Ballkani gjiron e parafundit. Përndryshe rrezikon titullin”, u shprehë trajneri i njohur.

Në fund ai shtoj se trajnerët do ta kenë barrën kryesore në këtë ndeshje.

“Përshkrimi i im për ketë ndeshje është se ekipi qe është më homogjen dhe i qetë  dhe trajnerët do bartin barrën kryesore për ketë ndeshje sepse kërkohet lufta psikologjike për fitore”, përfundoj Shotani.

Nesër në ora 18:00 do të zhvillohet derbi mes Prishtinës dhe Dritës në stadiumin “Fadil Vokrri”./Indeksonline/