75 Mall Live Search
13:11 / E Mërkurë, 03 Janar 2018 / indeksADMonline

Shpallet aktgjykimi ndaj deputetëve të VV-së

Aktgjykimi ndaj katër deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje për hedhje të gazit në Kuvendin e Kosovës, do të shpallet pas pak. Në gjykatën Themelore në Prishtinë ka prani të madhe të medieve për ta përcjellë epilogun e këtij gjykimi i cili ka nisur shumë kohë më parë.

Aktgjykimi di të shpallet ndaj Albin Kurtit, Albulena Haxhiut, Faton Topallit dhe Donika Kadaj-Bujupit, transmeton Indeksonline.

Të katër deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje akuzohen për hedhje të gazit në seancën e Kuvendit të Kosovës me qëllim të pengimit të ratifikimit të Marrëveshjes së Demarkacionit me Malin  e Zi dhe Marrëveshjen për Bashkësinë e komunave me shumicë serbe.

Mbrëmë deputetja Haxhiu ka paralajmëruar se nuk do të shkojnë në seancën ku pritet shpallja e aktgjykimit./Indeksonline/

Temat: