16:20 / E Diele, 07 Gusht 2022 / AR

Shpallet ambasadore nderi në Kosovë, gazeta britanike shkruan për Dua Lipën

Këngëtarja kosovare me famë botërore, Dua Lipa, është emëruar ambasadore nderi në Kosovë.

Për këtë titull, ka shkruar edhe gazeta e njohur britanike, “Independent”, transmeton Indeksonline.

Në artikull shkruhet se Dua këtë titull e ka marrë nga presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani-Sadriu.

“Rinia e Kosovës meriton të drejtën e liberalizimit të vizave, lirinë për të udhëtuar dhe të ëndërrojnë shumë”, ka shkruar këngëtarja./Indeksonline/