Shpallet futbollisti i ndeshjes, i dhurojnë 5GB internet
“Megabajtët” në jetën e një personi shpesh janë gjithçka për të kaluar një ditë të pasur me internet, shkruan indeksonline.
Në një ndeshje të Afrikës së Jugut, futbollisti më i mirë i ndeshjes ka marrë një dhuratë të jashtëzakonshme.
Ai pasi ka zhvilluar një ndeshje të mirë është shpërblyer me 5GB internet nga kompania sponzorizuese e telefonisë mobile.
Një dhuratë që ndoshta do ta kishte zili edhe Messi dhe Ronaldo. /IndeksOnline/