18:27 / E Martë, 18 Prill 2023 / MSH

Shpallet konkurs i ri për policë në veri

Policia e Kosovës ka shpallur konkurs për zyrtarë policorë, të cilët do të shërbejnë në Drejtorinë Rajonale të Policisë Mitrovicë Veri.

Konkursin në fjalë, Policia e ka shpallur për të gjitha minoritetet: serb, boshnjak, turq, goran, romë, ashkali, egjiptian, kroat, malazez madje edhe maqedonas.

Kushtet për aplikim janë: të jetë shtetas i Republikës së Kosovës; të jetë i moshës 18-30 vjeçar; të ketë të përfunduar shkollimin e mesëm; të jetë në gjendje të mirë fizike, mentale dhe emocionale; të mos jetë i dënuar për ndonjë vepër penale; të mos posedojë në vend të dukshëm tatuazh (fytyrë, qafë, duar); të ketë integritet personal dhe vlera të larta etike.

Kandidatët do t’u nënshtrohen gjashtë testeve.

“Kandidatët e interesuar mund të aplikojnë nga data 19/04/2023 deri me datën 12/05/2023 ora 16:00” thuhet mes të tjerash në njoftim.

Njoftimi i plotë është në linkun e mëposhtëm:

https://www.kosovopolice.com/wp-content/uploads/2023/04/Shqip_01.pdf