14:50 / E Hënë, 05 Dhjetor 2022 / k.v

Shpallet në kërkim i arratisuri nga burgu i Gjilanit

Policia e Kosovës ka shpallur në kërkim Isak Sfeqlen, 1988 për veprën penale arratisje e personit të privuar nga lira.

Njoftimi i policisë:
P E R S O N N Ë K E R K I M
NGA POLICIA E KOSOVËS
SFEQLA ( ISUF) ISAK
D.l.23.07.1988. NP 1173218911
KATEGORIA E VEPRES PENALE
“Arratisje e personit te privuar nga liria”
Adresa: Rr. ”Haxhi Zeka”, nr 85, MATI I Prishtinë

Policia e Kosovës, Drejtoria rajonale e Policies në Gjilan, Stacioni Policor Novoberde, bazuar në ligjin për publikimin e imazheve-fotografive dhe shënimeve të tjera të personit të kërkuar në bazë te Autorizimit të Prokuroriesë themelore në Gjilan me qëllim të lokalizimit dhe arrestimit të dyshuarit leshon këtë kërkesë për bashkpunim me qytetaret dhe me mediat.

Kërkesë për bashkëpunim me qytetarët
Personi në foton e bashkangjitur është i dyshuar për përfshirje në veprën penale ,,Arratisje e personi të privuar nga liria’’ në Gjilan dhe i njëjti deri më tani nuk është arritur të identifikohet.

Policia e Kosovës, Drejtoria Rajonale Novobërd kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për identitetit apo vendndodhjen e personit në foton e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës në stacionin më të afërt policor apo përmes aplikacionit digjital “Lajmëro Policinë’’, E-mail: info@kosovopolice.com dhe numrat kujdestarë:192; 03850807001.
Të dhënat e juaja do të ruhen në konfidencialitet të plotë.