12:15 / E Mërkurë, 01 Shkurt 2023 / shkelqim osmanaj

Shpallje për ndërtimin e kapaciteteve të reja gjeneruese për prodhim të energjisë elektrike nga panelet solare

Shoqëria „SOLAR ENERGY GROUP EUROPE“ SH.P.K., me numër Unik Identifikues 811414820 me adresë: Rruga R 3, pn Vitomiricë, Pejë, Republika e Kosovës, në përputhje me dispozitat e Nenit 13 të Rregullës Nr. 03/2022 për Procedurën e Autorizimit për Ndërtimin e Projekteve të Energjisë, me datë 12.01.2023 ka dorëzuar në Zyrën e Rregullatorit për Energji (ZRRE) aplikacionin për marrje të Autorizimit për ndërtimin e kapaciteteve të reja gjeneruese për prodhim të energjisë elektrike nga panelet solare me kapacitet të instaluar prej 150 MW ZK Bec dhe Vranic, Komuna e Gjakovës, Republika e Kosovës.

Shoqëria „SOLAR ENERGY GROUP EUROPE“ SH.P.K., për projektin solar me kapacitet të instaluar prej 150 MW ZK Bec dhe Vranic, Komuna e Gjakovës, me rastin e aplikimit, ka dorëzuar në ZRRE dëshmitë për marrje të AUTORIZIMT siç janë:

• Pëlqimin Nr. 07-351/02-1191 dt. 15.01.2021 të lëshuar nga Drejtoria për Urbanizëm dhe Mbrojtje të Mjedisit e Komunës së Gjakovës;

• Pëlqimin Mjedisor Nr.20/749/MEA dt.15.09.2020 të lëshuar nga Ministria e Ambientit;

• Njoftimin Nr. 22/5840/MMPHI dt. 31.10.2022 për vlefshmërinë e Pëlqimit Mjedisor të lëshuar nga MMPHI;

• Vendimin për Kushte Ndërtimore për Kategorinë e Tretë Ndërtimi i Solar Energy Groupe Europe “ Projekti 150 MW – BEC dhe Vraniq Komuna e Gjakovës” Nr. ref. 3148-2/22 dt. 21.07.2022 të lëshuar nga MMPHI;

• Vendimin për Leje Ndërtimi për “Projekti 150 MW – BEC dhe Vraniq Komuna e Gjakovës” nr. Prot. 4300-2/22 dt. 15.09.2022 të lëshuar nga MMPHI;

• Marrëveshja e Kyçjes në Rrjetin e Transmisionit Nr. 380/1 dt. 23.02.2021 e lëshuar nga KOSTT SH.A.;

• Dëshmi mbi të drejtat pronësore (Kontratat për shfrytëzimin e tokës);

• Studimi i fizibilitetit teknik dhe financiar;

• Plani i Biznesit; dhe

• Plani Dinamik i Realizimit.

Aplikuesi ka dorëzuar edhe kërkesat administrative sipas aplikacionit dhe ka dorëzuar kërkesën që, energjia e prodhuar nga ky projekt do të shitet bazuar në çmimet e tregut.

Njoftohen të gjitha palët e interesuara që vërejtjet e tyre eventuale lidhur me këtë aplikacion, mund ti paraqesin në ZRRE brenda 8 (tetë) ditësh nga data e publikimit të këtij njoftimi në adresën elektronike: fisi_berdyna@yahoo.com dhe LEGAL-LECENSING@ero-ks.org

Qasja në dosjen e Aplikimit, për të cilat Aplikuesi ka lejuar qasje, mundësohet për aq sa e lejon legjislacioni për Qasje në Dokumentet Publike.