16:17 / E Diele, 03 Maj 2020 / indeksADMonline

Shpat Deda: Paq kaq shumë urrejtje për subvencionet e Komunës së Prishtinës për artistët

Këngëtari kosovar Shpat Deda përmes një postimi të bërë në Facebook ka thënë se ka mbetur pa fjalë nga reagimet e komentuesve rreth subvencionimit nga Komuna e Prishtinës për disa artistëve që kanë performuar nga shtëpitë e tyre, transmeton Indeksonline.

Ai ka thënë se pos krizëz së pandemisë, është e qartë se ne kemi edhe krizë vlerash të thella.

Ky është postimi i plotë:

Sa shume komente negative e urrejtje ne postimin mbi subvencionet #rrinshpimeneve nga Komuna e Prishtinës. Me la pa fjale cektesia dhe agresiviteti i komentuesve. Krejt ai reagim mbi subvencione qe kane per qellim me e perkrahe nje nder sektoret ma te afektuar te kesaj pandemie, pra artistat e pavarur te cilet ne kete kohe kane shume pak mundesi manovrimi edhe e kane perballe nje vit shume te paqarte sa i perket mundesive me mbijetu.

Gjermania per artistat e pavarur dhe ‘freelancers’ i ka nda 500 milion euro ne forme te paketes stimuluese! Ndersa te na shperfaqet gjuha e urrejtjes se nje grupi ndaj nje aktiviteti i cili e ka per qellim ta ndihmoje nje sektor te shoqerise qe po ballafaqohet me nje vit shume te mjegullt, per me shume duke i ofru edhe publikut permbajtje plotesuese artistike per konsum. Te na, mjafton nje aktivitet i tille dhe krejt lista e perfituesve – pa perjashtim – etiketohet si “artiste” nen thonjeza, ose “pseudo-artiste” dhe, pervec kesaj, shperfaqet qarte edhe nje mendesi e cila artistin/en dhe punen e tij/saj e perkufizon ne formen ma siperfaqesore dhe krejtesisht te pasakte.

Qysh osht e mundun qe asnji nga ata komentues nuk e ka aftesine me e vleresu punen edhe kontributin vetemohues qe shume nga ajo liste e kane bo dhe jane tu e bo per vite me radhe? A osht vdekja parakusht i vleresimit ne kete vend? Sinqerisht deshperuese.

Pos krizes se pandemise, osht e qarte se ne kemi edhe krize vlerash shume te thelle. Sidoqofte, ndoshta ky eshte moment i cili duhet te sherbeje per reflektim mbi sektorin e kultures ne pergjithesi meqe politikat e duhuna kulturore ne te ardhmen kishin me pase ndikim edhe ne nje dialog me konstruktiv.