15:45 / E Hënë, 12 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Shpat Kasapi prezanton të dashurën marokene!? (Foto)

Këngëtari i njohur shqiptar, Shpat Kasapi që nga ndarja e tij me Afërdita Dreshajn, nuk ka bërë publike ndonjë lidhje të tij dashurie.

Por duket se kësaj heshtje i erdhi fundi, pasi që ai ka prezantuar te fansat e tij, vajzën e cila supozohet se ia ka “marrë” zemrën.

Ai këtë imazh e ka publikuar në llogarinë e tij në “Instagram”, ku edhe ka shkruar se vajzat marokene e bëjnë të ndihet mirë.

“Vajzat marokene krijojnë ylberet. Lamar, zëri dhe personaliteti yt më bëjnë të bukur”, ka shkruar Shpati./Indeksonline/

Temat: