Shpallet fajtor i pandehurit E.R., për veprën penale kanosja
Gjykata Themelore në Ferizaj – Departamenti i Përgjithshëm – Divizioni Penal, ka shpall aktgjykim dënues ndaj të pandehurit E.R., për shkak të veprës penale kanosja nga neni 181 paragrafi 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).
Gjykata Themelore në Ferizaj – Departamenti i Përgjithshëm – Divizioni Penal, e kryesuar nga gjyqtarja e vetme gjykuese Mimoza Maloku Shabani, pas mbajtjes së shqyrtimit gjyqësor dhe administrimit e të gjitha provave personale dhe materiale, të pandehurin E.R., e shpalli fajtor dhe të njëjtin e gjykoi me dënim burgimi efektiv në kohëzgjatje prej katër (4) muaj,I pandehuri E.R., akuzohet se me datë 4 janar 2026 në një fshatë të Komunës së Ferizajt, seriozisht e kanosë me fjalë me qëllim të frikësimit dhe shkaktimit të ankthit të dëmtuari F.H., në atë mënyrë që pas mosmarrëveshjeve lidhur me një pronë, i pandehuri i dërgon të dëmtuarit një videoincezim përmes rrjetit social “Whatapp”, ku shihet prona kontestuese dhe dëgjohen fjalët kanosëse drejtuar të dëmtuarit “pa më vra mu ti këtë tokë sun e gëzon, as ti as djemt e tu, se unë kur ja kam qit telin e kam ba men që ka me shku n`burg, ki mum vra ki mum lan sakat… kallzoj policisë edhe gjykatës e prokurorisë nëse hi në burg 1-2 muaj, 2 vjet çdo natë ti ki me mi pagu 1.000 € në natë, mos thuj se dita, nuk ki me gzu këtë tok as ti as djemt e tu”, me këto fjalë tek i dëmtuari shkakton frikë, shqetësim dhe pasiguri.
Me aktvendim të veçantë të pandehurit i është caktuar masa e paraburgimit derisa aktgjykimi të merr formën e prerë, por jo më shumë se koha e dënimit të shqiptuar.Kundër këtij aktgjykimi, palët kanë të drejtë ankese në afat prej tridhjetë (30) ditëve nga dita e pranimit të aktgjykimit në formë të shkruar. Ankesa i drejtohet Gjykatës së Apelit në Prishtinë, përmes Gjykatës Themelore në Ferizajt.

