20:57 / E Mërkurë, 24 Nëntor 2021 / AR

Shpejtësia e madhe/ Kështu ndodhi aksidenti në “Arbën Xhaferi”, njëherë dy vetura, më pas u bënë 3

Më herët ka ndodhur një aksident trafiku në autostradën “Arbën Xhaferi”, saktësisht në fshatin Bibaj të Ferizajt.

Si pasojë e këtij aksidenti tre persona kanë mbetur të lënduar. Madje për një kohë, rruga në atë lokacion ka qenë e mbyllur për shkak të hetimeve policore.

Indeksonline sjell pamje të reja se si ka ndodhur ky aksident, ku fillimisht kanë qenë të aksidentuara dy vetura.

Ndërsa më pas, me një shpejtësi të madhe, veturat e aksidentuara i ka goditur një veturë tjetër.

Policia e Kosovës vazhdimisht po apelon për respektim të rregullave të trafikut, respektim të shenjave, përshtatje të vozitjes me kushtet në rrugë si dhe shmangien e përdorimit të telefonave mobil gjatë vozitjes./Indeksonline/