23:40 / E Shtunë, 09 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Shpejtësia marramendëse e Mbappe të goli i tretë ndaj Lille [Video]

PSG është rikthyer te fitorja ndaj Lille. Di Maria, Pastore dhe Mbappe ishin lojtarët që i dhanë tri pikët vendasve të udhëhequr nga Emery.

Goli i tretë ishte ai që na tregoi edhe njëherë përse Kylian Mbappe vlen 140 mln euro. Teksa Lille ishte hedhur në sulm për të gjetur golin e barazimit, Mbappe merr topin dhe bën një spritn mbi 60 metra për të shkuar drejt portës dhe për të shënuar me portën e boshatisur.

18-vjeçari ka befasuar edhe njëherë tifozët e futbollit me shpejtësinë e tij elektrike. Të mendosh se sa i ri është dhe sa hapësirë ka për t’u përmirësuar, është frikshme.