13:25 / E Premte, 27 Nëntor 2020 / OSH

Shpend Ahmeti: 40 përqind zbritje, 100 përqind infeksion, përnime donë me u bo Black Friday

IndeksOnline ka raportuar gjatë ditës së sotme, se si në njërën nga qendrat tregtare, në kryeqytet ka pasur vërshim të qytetarëve për shkak të zbritje të shumta që po bëhen në atë që njihet si “Black Friday”.

Mirëpo jo vetëm në qendrën tregtare “Albi Mall”, por gjithandej nëpër Kosovë ka pasur shpërthim të reklamave për zbritje të shumta, në të gjitha artikujt.

E për këtë ka reaguar kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, i cili ka thënë se nga grumbullimi i madh i trumave, rrezikont edhe përhapja e Covidit-19.

“40 për qind zbritje, 100 për qind infeksion. Përnime don me u bo “Black Friday”. Ju lutemi shmangini turmat”, ka shkruar Ahmeti në Facebook.