11:05 / E Hënë, 03 Shkurt 2020 / indeksADMonline

Shpend Ahmeti: Çfarëdo koalicioni tjetër, nuk do përbënte vullnetin e qytetarëve të Kosovës

Shpendi Ahmeti ka thënë se çfarëdo koalicioni tjetër për krijimin e Qeverisë së Kosovës, do të ishte shtrembërim i vullnetit të qytetarëve të Kosovës.

I pari i Prishtinës ka thënë se që tani vijnë punët e vështira.

“Pa marr parasysh se a pajtohemi me këtë qeveri apo jo, çfarëdo koalicioni tjetër edhe pse ligjor, do të ishte shtrembërim pervers i vullnetit të qytetarëve, në një demokraci të brishtë.

Tani vijnë punët e vështira, e monitorimi. Ka kohë edhe për qeverinë edhe për opozitën” shkruan Ahmeti në Twitter./Indeksonline/