18:34 / E Mërkurë, 09 Maj 2018 / indeksADMonline

Shpend Ahmeti godet Albin Kurtin: Nuk kemi nevojë më të dukemi më të varfër

Duke folur në Konventën e Jashtëzakonshme të PSD-së, kryetari i saj Shpend Ahmeti, ndër tjerash, ka pasur një fjali që duket thumbuese ndaj liderit të Vetëvendosjes, Albin Kurti.

Dihet se Albin Kurti kishte shprehur mendime të tij publike, duke thënë se politikani nuk duhet të pasurohet nga politika, por të varfërohet, me përpjekjen që këtë bindje t’ua bartë edhe aktivistëve të VV-së.

Por Shpend Ahmeti, ka thënë se në PSD është ndryshe, duke thënë se delegatët e partisë së tij nuk kanë nevojë të ndryshojnë, të vishen ndryshe, apo të duken më të varfër.

“Delegatë të nderuar, ne sot nuk kërkojmë nga ju që të ndryshoni. Nuk kërkojmë që të visheni në një formë e të dukeni ndryshe. Anëtarët e PSD’së nuk duhet të duken më të varfër, e më të kualifikuar se që jeni për të përfaqësuar dikë”, ka thënë ai në fjalimin e tij.