15:34 / E Hënë, 30 Nëntor 2020 / A. A

Shpend Ahmeti ‘godet’ hajnat e koshave në Prishtinë, “Më nuk mund të çkoçen koshat”

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, është shprehur i kënaqur me inciativën për vendosjen e koshave të metalit “Te Qafa” në Prishtinë.

Ahmeti theksoi se tashmë koshat nuk mund të nxirren, thyhen apo prishen.

“Bravo kompania ‘Sporting’ për këtë!  E pranuan sfidën për ta prodhuar vullnetarisht koshin (shportën) e basketit me metal që nuk demolohet thyhet a prishet.  Këtë e kanë bërë vullnetarisht dhe do ta vendosim “Te Qafa”, e pastaj do të vendosim për t’i vendosur në krejt Prishtinën.

Streetballi në Pr. , traditë disa dekada, ama me rregulla të tjera autoktone!” shkruan Ahmeti.

/Indeksonline/