18:54 / E Enjte, 26 Mars 2020 / indeksADMonline

Shpend Ahmeti i drejtohet qytetarëve: Fakti që lejohet qarkullimi 16:00 – 20:00, nuk do të thotë që jemi në gjendje normale

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, duke parë qarkullimin e qytetarëve të Prishtinës gjatë periudhës ku lejohet lëvizja në mes të orës 16:00 dhe 20:00, iu ka rikujtuar këtyre të fundit se kjo nuk do të thotë që jemi në gjendje normale.

Ahmeti tutje ka porositur prishtinasit që të ruajnë kufizimin e qarkullimit.

“Qytetarë të Prishtinës, fakti që lejohet qarkullimi prej orës 16:00 – 20:00, nuk do të thotë që në këtë periudhë kemi situatë normale. Tre prej këtyre rasteve në Prishtinë. Deri më tani kemi fatin që të gjithë të infektuarit janë raste të identifikuara nga kontaktet e të infektuarëve tjerë dhe situata është ende nën kontroll. Mbane kështu ju lutem, kufizone qarkullimin”, ka shkruar Ahmeti,

Ai po ashtu ka ftuar nivelin qendror që të poashtu, ftesë për nivelin qendror që të rikonsiderohet orari me dy periudha të restrikcioneve sepse po krijon dritare të tollovive nëpër markete, transmeton IndeksOnline.

Postimi i plotë i Ahmetit në facebook: