10:39 / E Mërkurë, 20 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Shpend Ahmeti, jep betimin për herë të dytë si kryetar i Prishtinës (Video)

Kryetari i Prishtinës Shpend Ahmeti ka bërë betimin e tij në mandatin e dytë të fituar nga zgjedhjet lokale të 19 nëntorit.

Betimin e kanë bërë edhe asambleistet e kuvendit komunal të Prishtinës.

Kryetari i Ahmeti më këtë rast tha se dera e tij do të jetë e hapur në katër vitet e ardhshme për këto që do të diskutoj për problemet që ekzistojnë në kryeqytet.

“Dera e kryetarit te komunës së Prishtinës është e hapur për të gjithë asamblistët pa dallim partie për të diskutuar për problemet që ekzistojnë, por edhe për vetë qytetarët. Pa dyshim na presin 4 vjet tjera të vështira, urojmë që të punojmë të gjithë në të mirë të qytetarëve”, tha Ahmeti.

Ai ka falënderuar shoqërinë civile dhe mediat që kanë monitoruar procesin zgjedhor por edhe punën e vetë komunës.

Falënderoj gjithashtu qytetarët që morën pjesë në një proces zgjedhor shumë demokratik”, tha Ahmeti. /Indeksonline/