12:46 / E Diele, 23 Shkurt 2020 / indeksADMonline

Shpend Ahmeti, kampion për mos realizimin e premtimeve – gati gjysmën e tyre as që i ka nisur

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti në mandatin e tij të dytë, nga 81 premtime që i ka bërë gjatë fushatës, i ka përfunduar vetëm 21.

Nga hulumtimi i Instituti ‘GAP’ del që 34 premtime që i kishte bërë gjatë fushatës, Ahmeti as që i ka nisur, transmeton Indeksonline.

Gjashtë premtime janë gjysmë të përmbushura e 20 sapo kanë filluar. Premtimi për kartelat ‘Prishtina Card’ për pagesa në shëndetësi, administrata dhe parking ende nuk ka filluar. Premtimi se do të ndërtonte pesë shkolla, as ky nuk është realiziuar.

Ahmeti megjithatë ka mbajtur premtimin për ndërtimin të katër çerdheve.  Por, kryetari i Prishtinës deri më tani nuk e ka mbajtur premtimin për rregullimin e varrezave të dëshmorëve.

Po ashtu, premtimet për funksionalizimin e Galerisë së Prishtinës, ndërtimin e një salle koncertale, funksionalizimi i ansamblit dhe ndërtimi i teatrit të qytetit nuk është realizuar.

Kryetari i Prishtinës ka mbajtur premtimin për hapjen e një kuzhine popullore dhe hapjen e tri qendrave sociale për të moshuar./Indeksonline/