09:43 / E Premte, 17 Gusht 2018 / indeksADMonline

Shpend Ahmeti: Ky investim e ka nxjerrë veten 10 –fish

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti është lavdëruar sot me të arriturat e tij në krye të komunës.

Ai në një postim në Facebook ka shkruar se kioska për lëshimin e dokumenteve e ka nxjerr vetën 10-fish, transmeton Indeksonline.

Më poshtë postimi i Ahmetit:

Sot u arrit shifra prej 100,000 dokumenteve të lëshuara nga ky ekiosk. Sot Komuna e Prishtinës gati 40 përqind të kërkesave i ka nga komunat tjera.

Ky ekiosk e ka nxjerrë investimin 10-fish.

Pas vendosjes në Komunën e re dhe te qendra e regjistrimeve, për ta lehtësuar shërbimin ndaj qytetarëve, së shpejti vendosen në disa pjesë të qytetit (Bashkësi Lokale).

Po ashtu së shpejti edhe shërbimet kadastrale në ekiosk. (Kopjet e planit e certifikatat e pronës) /Indeksonline/

Temat: