Shpend Ahmeti me lajm të mirë për artdashësit (Foto)
Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti është pro që Teatri i Qytetit të ketë trupën e tij rezidente në përputhje me ligjin.
Këtë e ka bërë të ditur vet Shpendi përmes një postimi në llogarinë e tij në “Facebook”, ku shpjegoj se kërkesa për të arritur këtë qellim i është dërguar Ministrit të Financave.
“Teatri i Qytetit duhet të ketë trupën rezidente në përputhje me ligjin. Me 13 Mars kemi dërguar kërkesën në Ministrinë e Financave që të na lejohet financimi i trupës rezidente sipas kërkesës së aktoreve të Prishtinës. Kryeqyteti duhet ta ketë teatrin funksional.” ka shkruar Shpendi në postimin e tij.
Ndryshe, Teatri i qytetit të Prishtinës është “Dodona”, por që sipas dokumentit të dorëzuar nga kryetari Ahmeti në Ministrinë e Financave, shohim se ka mungesa dhe nevojitet formimi i Ansamblit Artistik./Indeksonline/