11:27 / E Martë, 28 Janar 2020 / indeksADMonline

Ahmeti: Presioni me u ndërtu lagjja në Badoc, më së shumti më ka ardhur, nga Vetëvendosje

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka thënë sot se ka pasur presion nga Vetëvendosje për lejimin e ndërtimeve te Liqeni i Badocit.

Ai ka thënë se është pro anulimit të kushteve të ndërtimit, por këtë së pari duhet ta bëjë ministria përkatëse.

Me këtë rast ka nisur polemika me këshilltarët e Vetëvendosjes. Me një moment, kryetari Ahmeti u është drejtuar këshilltarëve të Vetëvendosjes.

“Mos më shtini me fol se presionin ma të madh për këtë lagje e kam pasur nga Vetëvendosje ”, ka thënë Ahmeti.

Me këtë rast kanë ndërhyrë këshilltarët e Vetëvendosjes, duke i thënë që të fliste.

“Fol! Fol se s’kemi asgjë me fsheh”, tha ai.

Seanca e jashtëzakonshme për Badocin po vazhdon ku po kërkohen anulimet e kushteve të ndërtimit te Liqeni i Badocit.