14:11 / E Premte, 03 Maj 2024 / L K

Hapet dyqani i parë social në Prishtinë, personat në nevojë furnizohen me produkte falas

Është hapur dyqani i parë social në Prishtinë.

Këtë e ka bërë të ditur, i pari i kryeqytetit, Përparim Rama.

Ai theksoi se qytetarët në nevojë do të mund të furnizohen falas me produkte higjienike e ushqimore, përcjell IndeksOnline.

Postimi i plotë:

 Hapëm dyqanin e parë social në kryeqytet

Qytetarët në nevojë tani e tutje mund të furnizohen në këtë dyqan çdo muaj, falas, me produkte ushqimore e higjienike.

Me hapjen e këtij dyqani, bashkë me shoqatën “Bereqeti”, po shprehim vullnetin tonë të vazhdojmë të mbështesim nevojat themelore të qytetarëve tanë