16:14 / E Mërkurë, 11 Tetor 2017 / indeksADMonline

Shpend Ahmeti s’lejohet nga VV-ja që të marr pjesë në debat zgjedhor, reagon RTK

Pas refuzimit të Shpend Ahmetit, kandidat për Prishtinë i Lëvizjes Vetëvendosje që të merr pjesë në debatin zgjedhor të organizuar nga RTK, ka reaguar menaxhmenti i televizionit publik.

Reagimi i plotë i menaxhmetit të RTK-së:

Përmes një shkrese nga shtabi zgjedhor i Vetëvendosjes, RTK është njoftuar se Shpend Ahmeti nuk do të lejohet te marrë pjesë ne debatet për zgjedhjet komunale te Prishtinës.

Si arsye për këtë vendim është  përmendur publikimi i këngës i rok grupit Minatori “Krejt njëjtë” dhe shënimi që drejtori i përgjithshëm i RTK ka bërë lidhur me ketë ngjarje.

Ky acarim i sërishëm, i krijuar për shkak të një kënge , përbën një moment të ri.

Jemi të tronditur që një parti tashmë e etabluar politike, që është pjesë e pushtetit, e parlamentit tonë dhe e dhe vendimmarrjes dhe përgjegjësive serioze shtetërore në Kosovë, përmes një shkrese zyrtare, guxon të trajtojë dhe të gjykojë edhe veprat e artit.

Kjo parti, e as të tjerat, nuk kanë të drejtë ta bëjnë një gjë të tillë.

Me fjalë të tjera, për RTK është  i papranueshëm trajtimi i tillë etiketues e demonizes i institucionit, i stafit dhe menaxhmentit të RTK, që janë po ashtu edhe shtetas dhe qytetarë të këtij vendi, që lirshëm mund të merren edhe me film, muzikë, pikturë, skulpturë, letërsi e cfarëdo fushe tjetër të artit.

Kënga e Minatorit “Krejt njëjtë”  në RTK ka marrë vëmendjen e duhur si një ngjarje e veçantë kulturore muzikore, sikur edhe rastet e ngjashme e të krahasueshme, dhe nuk ka aspak të bëjë me fushatat zgjedhore.

Po ashtu përsërisim se RTK,duke mbetur brenda kornizave të veta ligjore e brenda standardeve profesionale, nuk mund dhe nuk duhet kurrë t’i nënshtrohet modelit të imponuar ose të sugjeruar se “kush nuk është me neve, është kundër neve”,  kjo do të ishte vrasje e vlerës themelore të shoqërisë demokratike: plurlarizmit!

Në fund, ne sërish shprehim gatishmërinë e plotë të Radio televizionit publik të Kosovës që, sikurse edhe ne fushatën e kaluar për zgjedhjet lokale, kur organizuam ballafaqimin mes Isa Mustafës e Shpend Ahmetit,  të përmbushim misionin tonë ligjor dhe profesional në përfaqësimin e kandidatëve dhe të fushatave të tyre në programet tona, në këtë rast për kandidatin Shpend Ahmeti, njëjtë sikur edhe për kandidatët  tjerë të respektuar, si Arben Abrashi, Lirak Çelaj, Selim Pacolli (edhe emrat e te tjereve)…